Lidhje

Mikroprocesor për të prekurit nga alcajmeri


Vendosja e një mikroprocesori nën lëkurë është një ide që për arsye të ndryshme shkakton plot debate. Por për familjarët e pacientëve të prekur nga alcajmeri, një pajisje e tillë mund të jetë zgjidhja e problemet me të cili ata ndeshen kur një i afërm i tyre i prekur nga alcajmeri, del nga shtëpia dhe me orë ose ditë të tëra nuk është në gjendje të gjejë udhën e kthimit, pasi nuk e mban mend.

Ida Frankel është një prej miliona amerikanëve të prekur nga sëmundja e alcajmerit. Bashkëshorti i saj David përshkruan simptomat e semundjes Ai thotë se fillimisht ajo i harronte gjërat dhe shpesh bënte të njëjtën pyetje disa herë.

Ky mikroprocesor i vendosur në krahun e saj nuk do të ndihmojë për kthimin e kujtesës. Por projektuesit shpresojnë që kjo pajisje mund të ndihmojë për dhënien e informatave të rëndësishme mjekësore nëse pacientja humbet ose përfundon në spital. Presidenti i kompanisë, Skot Silverman thotë se kur pacientët me alcajmer dërgohen në spital ose gjehen diku pa ditur se ku ndodhen, një skanim i krahut menjëherë do të tregojë se kush janë dhe nga çfarë problemesh shëndetësore vuajnë.

Mikroprocesori i quajtur Veriçip është një pajisje që përmban një kod identifikimi. Duke e skanuar atë, personeli mjekësor mund të njihet me historinë e sëmundjes së pacientit dhe t’i vijë atij shpejt në ndihmë.

Mjeku i shpjegon pacientes se veriçipi është krejtësisht për të mirën e shëndetit të saj.

Për shumë vjet, mikroprocesorë të ngjashëm janë përdorur për ruajtjen dhe gjetjen e kafshëve shtëpiake. Por kjo pajisje ka edhe kundërshtarë si Katherine Albrecht, që thotë se përdorimi i këtyre pajisjeve tek njeriu përbën shkelje të lirisë civile. Pajisja mund të jetë e dobishme për kafshët, por kjo nuk përbën arsye që të përdoret tek njerëzit, thotë ajo. Midis kafshës dhe njeriut ekziston dallim.

Ekspertët e shëndetësisë parashikojnë një epidemi të sëmundjes së alcajmerit në dekadat e ardhëshme. Ka të ngjarë që shumë veprimtarë të lirive civile do të vëzhgojnë me kujdes nëse praktika e vendosjes së pajisjeve të tilla në trupin e njeriut do të vijë duke u shtuar.

XS
SM
MD
LG