Lidhje

Eksploratori Stiv Foset rezulton i zhdukur, vazhdon të kërkohet


Zyrtarët dhe vullnetarët në shtetit Nevada do të vazhdojnë sot kërkimet për gjetjen e eksploruesit amerikan Steve Fossett. Eksploruesi 63 vjeçar u zhduk të hënën pasi ai u nis nga një aerodrom privat me një aeroplan të vogël.

Më shumë se 13 avionë kërkuan dje hapësirën mbi terrenin e thyer të Nevadës perëndimore dhe i ndërprenë operacionet me rënien e natës. Steve Fossett po fluturonte drejt jugut në kërkim të shtretërve të liqenjve të tharë për disa punime që ai kishte planifikuar për të ardhmen dhe pritej të kthehej në mesditë.

Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit tha se zoti Fossett nuk kishte dërguar ndonjë plan fluturimi para se të nisej, dhe se një gjë e tillë nuk i kërkohej. Aeroplani i tij ka një radio, që jep sinjale rreth vendndodhjes në rast emergjence, por aeroplanët e shpëtimit nuk kanë marrë ndonjë sinjal.

Autoritetet e forcave për patrullimin e fluturimeve civile thanë dje se janë të bindur që Steve Fossett është gjallë. Fosset është i njohur për rekordet e vendosur në aventuarat e tij me ballonë, anije me vela dhe me avionë me motor. //ad//

XS
SM
MD
LG