Lidhje

Papa Benedikt në mbrojtje të mjedisit


Papa Benedikti bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën e mbrojtjes së mjedisit. Papa i tha sot audiencës së tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit se burimet ujore dhe ndryshimet klimatike prekin gjithë njerëzimin. Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të luten e të punojnë me të për të respektuar më shumë ato që ai i quajti “mrekulli të krijimit të Zotit.” Këto komente Papa Benedikti i bëri në prag të një konferencë ndërkombëtare mbi mbrojtjen e mjedisit në Arktik, e cila fillon nesër në Groendlandë. Të dielën, Papa bëri një thirrje tjetër në mbrojtje të mjedisit para 500 mijë të rinjve katolikë gjatë një meshe përjashta në qytetin italian të Loretos.
XS
SM
MD
LG