Lidhje

Ekonomia amerikane dhe problemet me huatë


Një grup bankash huadhënëse amerikane thotë se numri i huave të shtëpive amerikane, që po hyjnë në procesin e falimentimit, u ngrit në një përqindje rekord në periudhën prill-qershor.

Shoqata amerikane e bankave huadhënëse publikoi një raport në të cilin thuhet se një numër i madh huamarrësish po i bëjnë me vonesë pagesat, që u janë dhënë njerzve me kredi të dobët. Shtimi i numrit të huamarrësve, që nuk paguajnë dot huatë e tyre, ka shkaktuar probleme në industrinë amerikane të shtëpive e të kredidhënieve si dhe ka shtuar shqetësimet mes investitorëve në tregjet globale financiare.

Javën e kaluar, presidenti Bush njoftoi masa për të shtuar ndihmat federale për pronarët e shtëpive, që kanë vështirësi të paguajnë huatë. Në një raport tjetër të departamentit amerikan të punës thuhet se rendimenti i punës në Amerikë u rit me shkallën më të shpejtë në gati 2 vjet gjatë 3 mujorit prill-qershor. //rd//

XS
SM
MD
LG