Lidhje

Ndërmjetësi ndërkombëtar u kërkon palëve në Bosnje-Hercegovinë të bashkëpunojnë


Ndërmjetësi ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë u ka thënë udhëheqësve të vendit të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të vendosin nëse duan lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi i lartë i OKB-së, Miroslav Lajcak u bëri thirrje sot ligjvënësve që përfaqësojnë kroatët, myslimanët dhe serbët që ta çojnë vendin përpara, duke iu shmangur rivaliteteve të tyre.

Zyrtari ndërkombëtar tha se politikanët e Bosnjes nuk kanë mundur të arrijnë një konsensus për objektivat strategjike të vendit të tyre. Ai u tha ligjvënësve se duhet të marrin një vendim kolektiv nëse duan të izolohen apo të kenë marrëdhënie më të mira me Bashkimin Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG