Lidhje

Jeremiç: Serbia nuk do të ndërhyjë ushtarakisht kundër pavarësisë


Ministri i jashtëm i Serbisë tha se vendi i tij nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në përgjigje të ndonjë deklarate për pavarësi nga ana e Kosovës.

Komentet e ministrit Vuk Jeremic u publikuan sot në gazetën Financial Times të Londrës. Jeremic tha se Serbia nuk do të pranojë asnjë deklaratë për pavarësi nga Kosova. Por ai tha gjithashtu se nëse Kosova shpall pavarësinë, Serbia “nuk do të kontribuonte në destabilizimin e Kosovës me mjete fizike, ushtarake ose të sigurisë." //ii

XS
SM
MD
LG