Lidhje

Britania dhe Franca thonë se Kosova do të verë në provë politikën e jashtme të BE-së


Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Francës thonë se arritja e një marrëveshjeje për statusin përfundimtar të Kosovës do të jetë një provë e madhe për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Ata e bënë këtë deklaratë një ditë para se Ministrat e Jashtëm të BE-së të takohen në Portugali për të diskutuar çështjen e Kosovës.

Në një artikull për gazetën “Lë Mond”, Ministri i Jashtëm britanik, David Miliband dhe ai i Francës, Bernard Kouchner thanë se Serbia duhet të paraqesë alternativa, në qoftë se nuk pranon rekomandimet e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Ata thanë gjithashtu se shqiptarët e Kosovës duhet ta bindin Serbinë se ata nuk do të diskriminojnë kundër serbëve etnikë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë nesër çështjen e Kosovës në Viana Do Castelo të Portugalisë. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës thonë se janë të gatshëm të shpallin pavarësinë, në qoftë se negociatat me Serbinë nuk japin rezultate deri më 10 dhjetor. Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të pandashme të vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG