Lidhje

Gjenerali Petreas pritet të kërkojë pakësimin e trupave amerikane në Irak


Një komandant i lartë amerikan në Irak po jep shenja se është i gatshëm për të tërhequr disa nga trupat amerikane në fillim të vitit të ardhshëm.

Zyrtarë të lartë në administratën e presidentit Bush i thanë medias se gjenerali David Petraeus do të shqyrtojë kthimin e gati katër mijë trupave nga Iraku duke filluar nga janari - një pjesë e vogël e mbi 160 mijë trupave që janë tani në Irak.

Shtetet e Bashkuara shtuan 30 mijë trupa të tjera në fillim të vitit për të ndihmuar në uljen e dhunës sektare. Disa udhëheqës të lartë ushtarakë po ngrenë zërin për një tërheqje më të shpejtë të trupave shtesë, të shqetësuar nga sforcimi që i ka shkaktuar ushtrisë lufta në Irak.

Presidenti irakian Jalal Talabani tha sot se fraksione të ndryshme politike po fillojnë të punojnë drejt ripajtimit kombëtar. Ai e quajti largimin kohët e fundit të anëtarëve të kabinetit të tij, thjesht, pjesë normale të politikës në demokraci. //rd//

XS
SM
MD
LG