Lidhje

Ministrat e Jashtëm të BE-së në Portugali për takimin dyditor


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shprehur vendosmërinë për të arritur marrëveshje mbi hollësitë e një traktati të ri të Bashkimit Evropian për të zëvendësur projektkushtetutën që u hodh poshtë nga hollandezët dhe francezët.

Ministrat dhanë një konferencë shtypi kur mbërritën për një takim dy ditor të nivelit të lartë në qytetin bregdetar në veri të Portugalisë, Viana do Castelo.

Ministri i Jashtëm portugez, Luis Amado, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, pranoi se ekzistojnë aktualisht disa vështirësi që do të trajtohen në kuadrin e takimit të të nivelit të lartë të BE-së muajin e ardhëshëm.

Ministrja e Jashtme e Polonisë, Ana Fotiga, tha se ka disa çështje që duhet të diskutohen dhe të vendosen. Kundërshtimi i Polonisë ndaj propozimeve për rregullat e votimit shkaktoi vështirësi në takimin e nivelit të lartë të qershorit që çuan në prak të prishtjes së marrëveshjes.

Pritet që nesër, ministrat të përqendrohen në çështje të tilla, tejet të debatueshme, si statusi i Kosovës dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.//rd//

XS
SM
MD
LG