Lidhje

Serbia, Mali i Zi, dakort të kapërcejnë mosmarrëveshjet diplomatike lidhur me një peshkop


Serbia dhe Mali i Zi janë zotuar të kapërcejnë mosmarrëveshjet lidhur me një peshkop serb, i cili është ndaluar kohët e fundit që të udhëtojë në Mal të Zi.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Roçen dhe Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Bozidar Xheliç, u takuan sot në Beograd dhe ranë dakord të nxisin marrëdhënie miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. Tensioni mes këtyre dy vendeve ballkanike u acarua pasi 10 ditë më parë, Mali i Zi ndaloi hyrjen në vend të Peshkopit ortodoks serb, Filaret.

Autoritetet e Malit të Zi thanë se e morrën këtë masë për shkak se gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës e kishte vënë atë në listën e personave të dyshuar se kanë strehuar individë të kërkuar për krime lufte në ish Jugosllavi. Peshkopi ka qënë në grevë urie në një pikë kufitare kalimi, duke protestuar kështu këtë vendim, që e ndalon të vizitojë një nga degët e dioqezës së tij.

Zyrtarët serbë dhe malazezë kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

XS
SM
MD
LG