Lidhje

Sidnei: Fillon takimi i APEK-ut


Takimi i 21-të dy-ditor i udhëheqësve të Azi-Paqësorit, filloi sot në Sidnei, me një marrëveshje paraprake lidhur me një plan për ngadalësimin dhe moslejimin e ndryshimeve klimaterike.

Projektdeklarata, e cila do të shqyrtohet në Takimin e APEC-ut duket se do të jetë një kompromis mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra dhe ajo cakton objektivin e pakësimin të të ashtuquajturit “intensitet të energjisë”, me 25 për qind deri në vitin 2030. Intensiteti i energjisë ka të bëjë me matjen e efikasitetit të energjisë tek ekonomia e një vendi. Ajo përllogaroitet duke pjesëtuar konsumin e përgjithshëm të energjisë së një vendi, me produktin e përgjithshëm të brendshëm.

Takimet e APEC-ut filluan sot në mëngjes, ndërsa rreth 3 mijë demonstrues ishin mbledhur në qendër të Sidneit, për të protestuar kundër luftës në Irak dhe kundër disa politikave ekonomike dhe të mjedisit.

Autoritet thanë se dy policë u plagosën dhe tre demontrues u arrestuan gjatë përleshjeve, të cilat nuk ishin të dhunshme. Organizatorët thanë se në protestë priten që të marrin pjesë rreth 20 mijë aktivistë.

Sot në mëngjes, Presidenti Bush u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe tha se Japonia, një vend aleat me Shtetet e Bashkuara, ka dhënë kontribut të vlefshëm në operacionet ushtarake amerikane në Afganistan.//lk

XS
SM
MD
LG