Lidhje

Presidenti afgan ndërpret fjalimin pasi policia hap zjarr në ajër


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ndërpreu papritur fjalimin që po mbante sot para mijëra njerëzve në stadiumin kryesor të Kabulit, pasi policia hapi zjarr në ajër për të përmbajtur një grumbull njerëzish përjashta stadiumit.

Zyrtarët u kërkuan pjesmarrësve që të ruanin qetësinë dhe fillimisht thanë se zhurma e madhe ishte shkaktuar nga gurët e hedhur drejt një dere të hekurt të stadiumit nga njerëz që nuk mund të hynin në stadium.

Por autoritetet afgane thanë se policia hapi zjarr në ajër për të parandaluar grumbullin e njerzve që të hynin brenda me forcë.

Po sot më vonë, presidenti Karzai përsëriti thirrjen për bisedime me rebelët talebanë në përpjekje për t’u dhënë fund luftimeve në vend.

Ai mohoi njoftimet se qeveria e tij kishte hyrë tashmë në negociata zyrtare me ekstremistët islamikë.//kk//

XS
SM
MD
LG