Lidhje

Al-Maliki u kërkon fqinjëve të bashkohen kundër "forcave keqbërëse"


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki u bëri thirrje vendeve fqinje të ndihmojnë në ndalimin e forcave keqbërëse, siç u shpreh ai, që të destabilizojnë rajonin.

Zoti Maliki e bëri këtë thirrje sot në një konferencë në Bagdat me pjesëmarrjen e vendeve fqinje të Irakut, Shteteve të Bashkuara, delegacioneve nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian si dhe vendet e industrializuara të Grupit të Tetëshes.

Zoti Maliki tha se Iraku dhe vendet fqinje duhet të bashkohen kundër grupeve terroriste, të cilat, tha ai, nuk do të ndalojnë në kufijtë e një vendi apo një tjetri.

Në zhvillime të tjera, ushtia amerikane tha se ka vrarë organizatorin e shpërthimeve me kamjona bombë, nga të cilët humbën jetën më shumë se 400 veta në Irakun verior muajin e kaluar.

Ushtria tha se Abu Muhamad al-Afri, udhëheqës fetar i Al-Kaidës në Irak, vdiq gjatë një sulmi ajror më 3 shtator afër Mosulit në Irakun verior. //ze//

XS
SM
MD
LG