Lidhje

Pakistan: Ndalohen 700 përkrahës të ish kryeministrit Navaz Sharif


Autoritetet pakistaneze thonë se kanë ndaluar më shumë se 700 përkrahës të ish kryeministrit Navaz Sharif, në prag të kthimit të tij nga mërgimi.

Zoti Sharif, i cili u rrëzua me anë të grusht shtetit të kryesuar nga gjenerali Pervez Musharaf në vitin 1999, tha se do të kthehet në Pakistan nesër.

Qeveria pakistaneze ka shtuar masat e sigurisë dhe ka ndaluar grumbullimin e njerëzve në pritje të kthimit të ish kryeministrit Sharif.

Qeveria ka filluar ndalimin e mbështetësve të zotit Sharif. Partia e tij ka thënë se më shumë se 2 mijë njerëz janë arrestuar. Ndërsa zyrtarët qeveritarë thonë se janë ndaluar 700 persona.

Kthimi i zotit Sharif shikohet si një sfidë serioze për presidentin Musharaf, i cili shpreson të rifitojë në zgjedhjet e ardhshme, por ka humbur pjesën më të madhe të mbështetjes që kur u përpoq të shkarkonte kryetarin e Gjykatës së Lartë të vendit në muajin mars. //ze//

XS
SM
MD
LG