Lidhje

Ceremonia e 24-të e çmimeve "MTV Music Awards"


Këngëtarja amerikane Britni Spirs u përpoq t’i rikthehej famës së saj, kur iu dha rasti në hapje të ceremonisë së dhënies së çmimeve "MTV Music Awards". Megjithatë kritikët vunë në lojë interpretimin e saj të këngës së re Gimme More.

Këngëtarja 25 vjeçare, e cila ka pasur plot probleme, ishte ftuar të hapte mbrëmë ceremoninë e 24 vjetore të dhënies së çmimeve, cereminë, që u transmetua drejtëpërdrejtë në televizion nga Los Vegasi. Por kritikët thanë se interpretimi i Britni Spirs nuk ishte tërheqës, madje ajo nuk dukej fare në formë e aspak entuziaste.

Këngëtarja adoleshente Rihana e zhanrit Rithëm e Blluz, me këngën e saj Çadra, fitoi çmimin e videos më të mirë të vitit si dhe çmimin e këngës më të mirë solo. Këngëtari i muzikës POP, Justin Timberlake fitoi çmimin e artistit më të mirë mashkull si dhe tre çmime të tjera. Fall Out Boy fitoi çmimin e grupit më të mirë.

Këngëtarja Beyonce, megjithëse ishte kandidate në 7 kategori, fitoi vetëm një çmim për duetin me këngëtaren kolumbiane të muzikës POP, Shakira për këngën Beautiful Lier.

XS
SM
MD
LG