Lidhje

Romano Prodi bën thirrje për mbështetje ndaj Serbisë


Kryeminsitri i Italisë, Romano Prodi, u ka bërë thirrje partnerëve evropianë të vendit të tij që ta ndihmojnë Serbinë pa pritur zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Udhëheqësi italian tha se vendet e BE-së duhet t’i tregojnë Serbisë se nuk është vetëm ndërkohë që kërkon zgjidhje për statusin e Kosovës.

Ai e cilësoi çështjen e Kosovës si një problem të komplikuar dhe që kërkon solidaritetin evropian. Zoti Prodi i bëri këto komente në Slloveni pas bisedimeve me homologun e tij Janezh Jansa. //rd//

XS
SM
MD
LG