Lidhje

Gjenerali Petreas: Pakësimi i trupave, nga mesi i 2008-ës


Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak, Gjenerali Dejvid Petreas, tha sot në një seancë të përbashkët të dy komisioneve të Kongresit se Shtetet e Bashkuara mund të kthehen në nivelin e trupave që kishin në Irak para shtimit të tyre të përkohshëm para 8 muajsh, deri nga mesi i vitit tjetër.

Gjenerali Petreas dhe ambasadori amerikan në Irak Rajan Krakër po u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të dy komisioneve të rëndësishme të Dhomës së Përfaqësusve lidhur me ndikimin e shtimit të trupave, që u urdhërua nga presidenti Bush.

Tërheqja e 30 mijë trupave do të thotë që në Irak të mbeten 130 mijë trupa amerikane. Gjeneral Petreas tha se objektivat ushtarake të lidhura me shtimin e trupave, në përgjithëse janë realizuar. Të dy zyrtarët e lartë u thanë anëtarëve të kongresit se shtimi i trupave ka ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në Irak.

Komandati i forcave amerikane në Irak, gjenerali Dejvid Petreas akuzoi Iranin se po përpiqet të hyjë në luftë kundër Irakut dhe forcave të koalicionit.

Në dëshminë e tij në Kongres sot, gjeneral Petreas tha se Irani po përpiqet të krijojë një forcë në Irak si milicia shiite Hezbollah në Liban. Ai përsëriti akuzar amerikane se Irani mbështet ekstremistët shiitë në Irak, akuza të cilat Irani i hedh poshtë.

Ndërkaq, gazeta amerikane The Wall Street Journal shkruan se ushtria amerikane po përgatitet të ndërtojë bazën e saj të parë për forcat amerikane në Irak afër kufirit me Iranin. Wall Street Journal njofton sot se baza amerikane është pjesë e përpjekjeve të reja për të ndaluar vërshimin e armëve të avancuara iraniane tek ekstremistët shiitë në Irak. Një zëdhënës i departamentit amerikan të mbrojtjes nuk pranoi të fliste më në hollësi rreth bazës, por tha se ndërtimi i saj tregon rëndësinë e sigurimit të kufirit. //rd//

XS
SM
MD
LG