Lidhje

Evropa dhe ngrohja globale


Një grup shkencëtarësh thotë se temperaturat në Evropë dhe Mesdheu po ngrihen më shpejt sesa në pjesën tjetër të globit.

Shkencëtarët në konferencën ndërkombëtare mbi mjedisin që po zhvillohet në Romë nuk janë në gjendje të thonë se cila është arsyeja që ky rajon po preket më rëndë nga ngrohja globale. Por ata argumentojnë se dhjetë vjeçarin e ardhshëm, temperatura në Evropë mund të arrijë të jetë deri 50 përqind më e lartë sesa në pjesën tjeter të globit.

Zyrtarët italianë të ministrisë së mjedisit thanë se Italia ishte më e pambrojtur ndaj rrezikut të thatësirës dhe humbjes së gjelbërimit.

Shkencëtarët thonë se edhe temperatura e sipërfaqes së detit Mesdhe po rritet dhe kjo mund të çojë në zhdukjen e afro 50 përqind të llojeve që jetojnë në ujrat e këtij deti.

Presidenti italian Xhorxhio Napolitano u tha pjesmarrësve në konferencën e organizuar nga agjencia e OKB-së për Ushqim e Bujqësi, se Evropa duhet të flasë me një zë të vetëm për të çuar përpara përpjekjet globale në mbrojtje të mjedisit.

XS
SM
MD
LG