Lidhje

Futbollisti amerikan Kevin Everett aksidentohet rëndë gjatë një ndeshjeje


Futbollisti amerikan Kevin Everett theu eshtrat e qafës gjatë një ndeshje me 9 shtator. Ai vazhdon të jetë në spital në mbikëqyrje intensive nga personeli mjekësor. Është ende herët të thuhet nëse Everett mund të përmirësohet tërësisht. Por mjekët përdorën një teknikë eksperimentale që mund t’i shpërtojë jetën dhe madje ai mund të bëhet i aftë të ecë përsëri.

U duk si një lojë e zakonshme, një sulm nga lojtari i Buffalos Bills’ Kevin Everett !!!

Kjo është përplasja dhe Kevin që rrëzohet përtokë. Shokët e tij u ulën në gjunjë duke u lutur për të ndërkohë që Everett u nxor me barrelë nga fusha. Pas operacionit, një grup mjekësh ofruan fjalë të zymta.

"Shanset për përmirësim total ishin të vakëta”.

Nga përplasja, vertebra e tretë e Everettit u thye duke u bashkuar me të katërtën, duke dëmtuar keq shtyllën kurrizore. Kirurgu neurolog Barth Green u thirr në ndihmë. Ai është me qendrën më të madhe në botë për dëmtimet në shtyllën kurrizore, Qendrën e Trajtimit të Paralizave në Universitetin e Majamit. Ndërhyrja e shpejtë dhe procedura eksperimentale sjellin shpresë, thotë Green.

“Mendoj se kjo ndërhyrje do të bëjë që Kevin të ecë së shpejti” .

Mjekët i ulën temperaturën e trupit Everettit pak minuta pas dëmtimit, për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

“15 minuta pas dëmtimit mjekët i ulën temperaturën e trupit atij dhe ishin në gjendje t’i shpëtonin shtyllën kurrizore nga dëmtimi i përhershëm. Kjo nuk është bërë më parë”.

Kjo teknologji nuk egzistonte para 12 vitesh kur u dëmtua aktori Christopher Reeve. Ai u paralizua pas rrëzimit nga kali. Më pas ai grumbulloi fonde dhe për studime rreth dëmtimeve të shtyllës kurrizore.

“Shkencëtarët po flasin rreth ditës kur dëmtimi i shtyllës kurrizore nuk do të çojë në paralizë”.

Aktori Reeve nuk jetoi ta shohë atë ditë. Por bazat që ai krijoi ofrojnë fonde për projektin e universitetit të Majamit për kurën kundër paralizës. Petter Wilderotter është president i fondacionit.

“Christopher Reeve thoshte se, ajo çfarë bëhet pas aksidentit ka rëndësi. Ndërhyrja e hershme për të ditur saktësisht si të trajtohet pacienti është me rendësi kritike”.

Deri dje, me 12 shtator, faqja e internetit e ekipit Buffalo Bills’ thoshte se dëmtimi i Kevinit mund të jetë vdekjeprurës dhe është shumë herët të parashikohet e ardhmja. Por nëse Kevin ecën përsëri, kjo do të jetë rezultat i kërkimeve shkencore. //iç//

XS
SM
MD
LG