Lidhje

Një 17 vjeçar sfidon Iphone-in


Telefoni i ri celular iPhone hyri ne treg në Shtetet e Bashkuara me një kontratë jo aq popullore me kompaninë AT&T. Ata që përdorin rrjetet të tjera duhet të prishin kontratat dhe të kalojnë me kompaninë AT&T. Kjo mund t’u kushtojë konsumatorëve deri në 250 dollarë. Por një adoleshent ka arritur ta manipulojë sistemin e telefonit për ta bërë atë të përdorshëm edhe me rrjete të tjera.

IPhone, telefoni më i përfolur i kohës është rrëmbyer nga ky djalë. 17 vjeçari George Hotz e ka bërë telefonin të përdorueshëm edhe për rrjetet e tjera në mbarë botën. “Është një çështje teknike dhe kërkon të hapësh telefonin, të bashkosh tela dhe të përdorësh një program kompjuteri që e kam krijuar unë. Mund të vësh pastaj çdo kartë dhe ta përdorësh”.

Mund të kushtojë mbi 200 dollarë për të ndryshuar kontratën nga një kompani tek tjetra. Kështu që njerëzit që kërkojnë të përdorin iPhonin por që janë të bllokuar me një tjetër kompani duhet të paguajnë gjobën. Kështu Hotz vendosi një kartë sim të T-Mobilit, një çip i vogël që identifikon telefonin e një rrjeti në një Iphone dhe mrekulli...Një punë e madhe duke përdorur pak vegla. "Çelësi për të hapur iPhonin nuk është ndonjë sekret i madh. Mjafton penza e kitarës. Me thanë disa shokë dhe kur e mora iPhonin dhe e provova u hap menjëherë". Një kompani për rregullimin e telefonave celularë në Kentucky i tha atij një makinë në shkëmbim të telefonit të ndryshuar. CertiCell tha se e bleu telefonin si pjesë e historisë së celularëve dhe nuk kanë në plan ta verë në shitje telefonin apo programin e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG