Lidhje

Arrestohet një ish-zyrtar çeçen në lidhje me vrasjen e gazetares Politkovskaya


Policia ruse ndaloi një ish-zyrtar të qeverisë çeçene në lidhje me vrasjen e gazetares Anna Politkovskaja vitin e kaluar.

Gazeta ruse Komsomolskaja Pravda njoftonte sot se oficerët arrestuan Shamil Burajevin, ish kreu i administratës së qarkut Açkoi-Martan në republikën jugore të Çeçenisë.

Në artikullin e gazetës thuhej se Burajevi ishte arrestuar nën dyshimet si organizator i vrasjes.

Një person i armatosur e vrau Politkovskajan në apartamentin e saj tetorin e kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, Yuri Çaika, ka thënë se vrasja e saj ishte përgatitur nga një organizatë kriminele në Moskë e specializuar për vrasje me kontratë. //ze//

XS
SM
MD
LG