Lidhje

Ekspertët amerikanë inspektojnë radarin rus në Azerbajxhan


Një ekip ekspertësh ushtarak amerikanë inspektoi stacionin rus të radarëve në Azerbajxhan që Moska ka ofruar si alternativë për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën qëndrore.

Rusia, e cila e ka marë me qera stacionin Gabala nga Azerbajxhani ka ofruar ta ndajë atë me Shtetet e Bashkuara në këmbim të heqjes dorë nga planet për dislokimin e sistemit të antiraketave në Poloni dhe në Republikën Çeke. Delegacioni amerikan kryesohet nga zëvendës drejtori i agjencisë për mbrojtjen nga raketat, gjenerali Patrik O’Reilly. Ai tha se informacionet e mbledhura nga inspektimi do të diskutohen në takimin dy palësh të ekspertëve, muajin e ardhshëm në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin propozoi shfrytëzimin e përbashkët të stacionit gjatë bisedimeve në qershor me presidentin George Bush i cili shprehu interes. Të dyja palët ranë dakort të punojnë së bashku për të mbajtur Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Rusinë të sigurtë nga kërcënimet e shteteve të papërgjegjëshme. //rd//

XS
SM
MD
LG