Lidhje

Kina dhe Rusia kundërshtojnë komentet e Francës për Iranin


Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim rreth mundësisë së përdorimit të forcës ndaj Iranit pas komenteve të Francës lidhur me perspektivat e një lufte të mundshme mbi programin bërthamor të Teheranit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Moska është e shqetësuar nga njoftimet se po shqyrtohen seriozisht veprime ushtarake kundër Iranit. Ai i bëri komentet një ditë pas bisedimeve në Moskë me homologun e tij francez, Bernard Kushner.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha se Pekini kundërshton atë që e quan kërcënim të shpenguar për përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Të djelën, ministri i jashtëm francez Kouchner, paralajmëroi për mundësinë e luftës kundër Iranit nëse bisedimet mbi programin e tij bërthamor dështojnë. Zoti Kushner u shpreh sot në Moskë se çdo gjë duhet bërë për të shmangur luftën.

Por presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad i hodhi poshtë paralajmërimet duke thënë se ky ishte një koment për mediat dhe nuk duhet të merrej seriozisht. //rd//

XS
SM
MD
LG