Lidhje

Bernard Kushner ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara


Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner ndodhet për një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë që pritet të përfshijnë çështjen bërthamore të Iranit.

Zoti Kushner u takua sot në Pentagon me Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gejts. Ai më pas mbajti një fjalim në Qëndrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Zoti Kushner takohet nesër me Sekretaren e Shtetit Kondolisa Rajs.

Në fillim të javës, zoti Kushner tha se bota duhet të përgatitet për mundësinë e një lufte me Iranin në se negociatat për kufizimin e programit të tij bërthamor dështojnë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të negociatave.

Bisedimet e tij me zyrtarët amerikanë pritet gjithashtu të përfshijnë edhe çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës. //ze//

XS
SM
MD
LG