Lidhje

Osama bin-Laden i shpall luftë Presidentit të Pakistanit


Udhëheqësi i al-Qaidës Osama bin-Laden, u bëri thirrje pakistanezëve të ngrihen kundër Presidentit të tyre, Pervez Musharraf. Ekspertët amerikanë të kundër terrorizmit thonë se dega e medias e al-Kaidës ka përgatitur një audio mesazh të bin Ladenit që u publikua sot në një faqe isalamiste Interneti. Ata thonë se zëri i bin-Ladenit dëgjohet nga një video e lëshuar më parë.

Bin Ladeni e quan gjeneralin Musharaf të pabesë dhe thotë se al-Kaida do të hakmerret kundër tij për vrasjen e një kleriku ekstremsit nga forcat pakistaneze. Trupat pakistaneze vranë klerikun Abdul Rashid Gazi dhe më shumë se 100 përkrahës të tij gjatë një ndërhyrjeje ushtarake në muajin korrik kundër ekstremistëve islamikë, të cilët morrën nën kontroll Xhaminë e Kuqe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit e hodhi poshtë kërcënimin e al-Kaidës, duke thënë se ai nuk do ta dekurajonë ushtrinë pakistaneze nga lufta e saj kurndër ekstremistëve dhe terroristëve.//rd//

XS
SM
MD
LG