Lidhje

Kontraktorët nga kompania "BlackWater" vazhdojnë punën në Irak


Zyrtarë të ambasadës amerikane në Irak rifilluan udhëtimet e kufizuara jashtë zonës së gjelbërt të fortifikuar në Bagdad, duke përdorur shoqërues të armatosur nga një firmë amerikane që ishte ndërlikuar në një incident të shtënash vdekje prurëse të shtunën e kaluar.

Një zëdhënëse e ambasadës thotë se vendimi për rifillimin e udhëtimeve të nevojshme me personelin e sigurimit nga kompania Blackwater u mor pas këshillimeve me qeverinë irakiane.

Por gjatë një vizite në Moskë, Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshyar Zebari tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta zevendësojnë kompaninë Blackwater me një firmë tjetër sigurimi. Autoritetet irakiane ia pezulluan lejen kësaj kompanie pas incidentit me të shtëna gjatë të cilit gjetën vdekjen 11 civilë.

Kompania Blackwater thotë se personeli i saj veproi ligjërisht e në përshtatje me gjendjen që u krijua kur autokolona që ata po shoqëronin u sulmua. Gjetkë, në Irakun jugor, policia thotë se persona të armatosur vranë dy ndihmësa të klerikut më të respektuar të vendit, Ajatollahu i madh Ali al-Sistani. Ata u vranë mbrëmë në dy sulme të veçuara. //rd//

XS
SM
MD
LG