Lidhje

Ligjvënësit demokratë nuk arrijnë të ndryshojnë kursin e luftës në Irak


Ligjvenësit demokratë në Senat nuk arritën përsëri sot të miratonin një ligj që synonte të kthente trupat në atdhe deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Demokratët nuk arritën të siguronin mbështetjen e duhur për propozimin, që do të kushte ndryshuar kursin e luftës në Irak. Projekt ligji u paraqit nga Senatori demokrat Carl Levin, i shtetit të Miçiganit, por dështoi për 13 vota.

Projektligji kërkonte 60 vota në favor, që të bëhej e mundur mbyllja e debatit dhe hedhja e tij ne votë. Demokratët dështuan edhe në dy përpjekje të mëparshme për të sfiduar strategjinë e Presidentit Bush për luftën.//rd//

XS
SM
MD
LG