Lidhje

Revista Forbes nxjerr listën e 400 amerikanëve më të pasur


Një nga revistat kryesore amerikane të botrës financiare botoi listën vjetore të 400 amerikanëve më të pasur, me në krye emrin tashmë të njohur Bill Geits.

Zoti Geits e kryeson listën për të 14 vit radhazi, me një pasuri prej 59 miliardë dollarësh. Në vend të dytë, me një diferencë të vogël është investuesi Uoren Bafet, me 52 miliardë dollarë.

Të ardhurat minimale për tu përfshirë në listë këtë vit ishin 1, 3 miliard dollarë, 300 milion më shumë sesa vitin e kaluar. Ky ndryshim bëri që 82 miliarderë amerikanë të mos përfshiheshin në listë.

Të 400 pasanikët amerikanë të marrë sëbashku kanë një pasuri prej 1, 54 trilon dollarësh krahasuar me 1, 25 trilion dollarë që kishin vitin e kaluar. Por emrat kryesorë të listës nuk kanë ndryshuar.

Në dhjetëshen e listës u shtuan edhe themeluesit e Google Inc. Sergey Brin dhe Larry Page përkatësisht në vendin e pestë. Shumë prej pjesëtarëve të listës nuk kanë krijuar famë.

Një prej tyre është Jim Leprino i cili i ka bërë paratë me industrinë e djathit. Ai kontroll të gjithë furnizimet me djathë për biznesin e picave. Pjestari më i ri i listës është 33 vjeçari John Arnold me 1,5 miliard dollarë...nga investimet në bursë. Miliarderi në moshën më të madhe është John Simpot, 98 vjeç, me 3, 5 miliardë, që e ka vënë pasurinë me industrinë e patates. //rd//

XS
SM
MD
LG