Lidhje

Shtetet e Bashkuara, Franca mbështesin sanksione të reja për Iranin


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë sanksione të tjera për Iranin në se ai vazhdon të kundërshtojë kërkesat ndërkombëtare për të ndalur aktivitete sensitive bërthamore.

Zonja Rice tha sot në një konferencë shtypi në Washington me Ministrin e Jashtëm të Francës Bernard Kouchner se negociatat janë rruga e preferuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Iranit. Zoti Kouchner tha se dy raundet e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Iranin nuk kanë qënë deri tani të efektshme për ta bërë Teheranin të ndalë pasurimin e uraniumit. Ai tha se Franca shpreson për një raund të tretë sanksionesh. Uraniumi i pasuruar në nivel të lartë mund të përdoret për prodhimin e armës bërthamore.

Po sot në Washington, Shtetet e Bashkuara po organizojnë një takim të nivelit të lartë diplomatik për të diskutuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja të OKB-së ndaj Iranit. Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania po marrin pjesë në këtë takim. //rd//

XS
SM
MD
LG