Lidhje

Shqipëri: Arrestohen tre persona që transportonin municione


Policia e Vlorës njoftoi sot se arrestoi në një operacion tre persona që po transportonin një sasi municionesh nga Saranda në drejtim të Vlorës.

Rreth 20 mijë fishekë dhe disa armë zjarri të tipeve të ndryshme u blokuan në një automjet që udhëtonte në segmentin rrugor Sarandë - Himarë thanë burimet policore.

Burimet nuk saktësuan destinacionin e municioneve ndërkohë që sipas policisë ato u përkasin armatimeve që u morën gjatë trazirave të 1997 nga kazermat e ushtrisë shqiptare. Policia e Vlorës tha se dy prej personave të arrestuar janë nga qyteti i Krujës dhe një tjetër nga Durrësi. Policia arrestoi edhe personin që u kishte shitur armatimin trafikantëve, banor Piqerasit , një fshat i bregdetit jugor.

Dje policia e Vlores arrestoi nje tjeter grup trafikantësh qe akuzohen per transportimin drejt Italise te rreth 700 kg bimë narkotike.

Droga u bllokua qershorine ketij viti ne nje gomone ndërsa personat qe akuzohen per transportimin e saj u arrestuan dje pas hetimeve disa mujore. //kk//

XS
SM
MD
LG