Lidhje

Gjermania nuk do të kërkojë ekstradimin e 13 agjentëve të CIA-s


Qeveria e Gjermanisë thotë se nuk do të kërkojë që Shtetet e Bashkuara të ekstradojnë 13 agjentët amerikanë të zbulimit të dyshuar për rrëmbimin e një shtetasi gjerman.

Revista gjemane Shpigel thotë në numrin e saj që botohet nesër se zyrtarët e ministrisë së drejtësisë e morën këtë vendim pasi Shtetet e Bashkuara bënë të qartë se asnjëri prej agjentëve nuk do të ekstradohet në Gjermani për ndjekje ligjore. Në muajin janar, prokurorët gjermanë nxorrën urdhër arresti për 13 agjentë të paidentifikuar të CIA-s.

Ata akuzohen se kanë burgosur pa arësye dhe i kanë shkaktuar dëmtime fizike shtetasit gjerman të lindur në Liban Khaled el-Masri. El Masri thotë se agjentët amerikanë e rrëmbyen në fund të dhjetorit 2003 në Maqedoni dhe e dërguan në një burg të Afganistanit ku ishte torturuar dhe rrahur para se agjentët amerikanë ta lironin duke i thënë atij se rrëmbimi ishte bërë për shkak të një identifikimi të gabuar.//kk//

XS
SM
MD
LG