Lidhje

12 të vrarë në Irak


Të paktën 12 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga një sulm që kishte objektiv një takim lokal ripajtimi. Sulmi goditi pjesëtarët e policisë lokale dhe udhëheqësit fisnorë, që po zhvillonin një takim në qytetin e Bakubës në veri të Bagdatit.

Të paktën dy zyrtarë të lartë të policisë ishin mes të vrarëve, përfshirë edhe shefin e policisë së qytetit të Bakubës. Po sot, nga shpërthimi i një kamjoni bombë u vranë të paktën 6 veta dhe u plagosën 17 të tjerë në një post-bllok sigurimi afër qytetit të Tal Afarit.

Në lajme të tjera, Iraku njoftoi se do të presë për rezultatet e një hetimi lidhur me vrasjen e 11 civilëve irakianë në një incident që patën gisht rojet e firmës Blackwater, para se të ndërmarë ndonjë masë. Zyrtarët irakianë akuzojnë rojet e firmës Blackwater për vrasjen e 11 civilëve irakianë një një rrugë të Bagdatit në 16 shtator. Firma thotë se rojet reaguan sipas ligjit, ndaj një sulmi mbi një autokolonë diplomatike amerikane që ata ishin duke shoqëruar. //rd//

XS
SM
MD
LG