Lidhje

Presidenti iranian deklaron se vendi i tij nuk ka nevojë për armë bërthamore


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinaxhad tha në një intervistë në në rrjet televiziv amerikan se Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore dhe se ai nuk mendon se Shtetet e Bashkuara dhe Irani i kanë hyrë një rruge për të shkuar në luftë.

Intervista u dha dje në mbrëmje në programin “60 Minuta” në stacionin CBS, menjëherë pasi zoti Ahmadinaxhad mbërriti në qytetin e New York-ut. Intervista ishte filmuar javën e kaluar. Udhëheqësi iranian do të flasë nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai do të flasë nesër në mbrëmje në Universitetin e Kolumbias, ku pritet që me ardhjen e tij të zhvillohen demonstrata.

Kritikët thanë se universiteti nuk duhet t’i japë mundësi, për shkak të thënieve për lidhjet me grupet terroriste dhe për shkak të komenteve të zotit Ahmadinaxhat për shkatërrimin e Izraelit. Zyrtarë të Universitetit të Kolumbias thanë se udhëheqësi iranian ka rënë dakort për t’iu përgjigjur pyetjeve.//lk

XS
SM
MD
LG