Lidhje

Ahmadinexhad: Mënyra se si qeveria amerikane e trajton botën, e gabuar


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad po e shfrytëzon vizitën e tij polemike në Shtetet e Bashkuara për t’u thënë amerikanëve se mënyra se si qeveria e tyre e trajton botën është e gabuar dhe të çon në gjakderdhje.

Zoti Ahmadinexhad i bëri komentet sot në Nju Jork, ku po mban një seri fjalimesh, duke përfshirë një fjalim nesër në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara. Ai po flet në këto çaste në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork.

Duke folur sot për gazetarët, udhëheqësi iranian akuzoi qeverinë amerikane se përpiqet të nxjerrë avantazhe për vete duke ua mohuar ato të tjerëve. Ai ritheksoi gjithashtu pikpamjen e tij se nuk mund ta njohë Izraelin.

Zoti Ahmadinexhad iu shmang pyetjeve rreth njoftimeve për shtypjen e grave dhe ekzekutimin e gazetarëve në Irak, duke akuzuar median për shtrëmbërim të fakteve. Ai u tha gazetarëve amerikanë se ishte detyra e tyre mes të tjerash që të përhapin sjelljen morale dhe pastërtinë shpirtërore. //rd//

XS
SM
MD
LG