Lidhje

Jenifer Lopez reklamon albumin e ri "Brave"


Jennifer Lopez thotë se i kupton pyetjet e medias rreth jetës së saj personale, duke spekulluar se ylli i muzikës është shtatëzënë.

Por këngëtarja e cila po reklamon në Londër albumin e saj të fundit Brave rezervoi të drejtën për të mos u përgjigjur. Albumi i ri i cili ka marrë dy vjet kohë për t’u realizuar ka si këngë të parë atë me titull Do It Well dhe shoqërohet nga një vidio realizuar nga David LaChappelle.

Titulli i albumit është Brave dhe këngëtarja thotë se përshkruan ndjenjat e saj në këtë fazë të jetës. Lopez dhe bashkëshorti i saj Anthony do të fillojnë një turne këtë vjeshtë dhe do tu japin admiruesve të tyre kënaqësinë e një koleksioni të vjetër dhe të ri të këngëve në Spanjisht dhe Anglisht.

XS
SM
MD
LG