Lidhje

SHBA: Punëtorët e General Motors vazhdojnë grevën për të dytën ditë


Grevistët kanë mbyllur për të dytën ditë prodhimin në rreth 80 fabrika të kompanisë automobilistike General Motors në mbarë Shtetet e Bashkuara pas një mosmarrëveshje për sigurinë e vendeve të punës dhe të ardhurat.

Greva filloi dje pasi kompania dhe sindikata e punëtorëve të automobilëve nuk arritën një marrëveshje për pagesat e sigurimeve shëndetësore pas disa ditë negociatash. Bisedimet pritet të rifillojnë sot.

Por presidenti i sindikatës Ron Gettelfinger tha se punonjësit janë më të shqetësuar për vendet e punës sesa për kujdesin shëndetësor.

Kompania shpreson të arrijë një marrëveshje që do të shkurtojë vendet e punës dhe kostot e të ardhurave për ta ndihmuar atë të nxjerrë fitime nga operacionet në Shtetet e Bashkuara.

Industria amerikane e automobilëve ka humbur më shumë se 12 miliardë dollarë gjatë dy vjetëve të fundit ndërsa konkurrentët e huaj kanë zgjeruar praninë e tyre në tregun amerikan. (ze)

XS
SM
MD
LG