Lidhje

Banka Qendrore Shqiptare rrit normat e interesit


Në Shqipëri kërcënimi nga inflacioni në rritje detyroi sot Bankën Qëndrore që të vendosë të rrisë për të dytën herë brenda katër muajve të fundit normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë prej kohësh kishte paralajmëruar për presionet inflacioniste në rritje dhe kërcënimet ndaj ekonomisë. Në muajin gusht inflacioni shënoi një kërcim të menjëhershëm duke regjistruar nivelin e 4.2 përqindve.

Guvernatori Ardian Fullani theksoi se ndër faktorët që kanë ndikuar janë rritja e çmimeve të karburanteve dhe artikujve bujqësor të kushtëzuar nga konjukturat ndërkombëtare. Po ashtu ndikim ka patur edhe kriza energjitike. Këto efekte theksoi guvernatori pritet të shtrihen në kohë duke ruajtur presionet e kahut të ofertës. Po ashtu një tjetër faktor është dhe rritja e shpejtë e kreditimit të ekonomisë.

Guvernatori Fullani deklaroi se situate do të mbahet nën vëzhgim të rreptë dhe se Banka do të përdorë të gjithë instrumentat e saj për të mbajtur inflacionin në nivelin e 3 përqindshit.//rd//

XS
SM
MD
LG