Lidhje

Përfundon greva e punëtorëve të kompanisë "General Motors"


Sindikata e punëtorëve të Automobilëve këtu në Shtetet e Bashkuara arriti një marrëveshje tentativë me kompaninë General Motors që i dha fund grevës kombëtare dyditore.

Presidenti Ron Gettelfinger njoftoi marrëveshjen sot në selinë e sindidatës. Zoti Gettelfinger tha se 73 mijë punonjësit e sindidatës në grevë do të fillojnë punën sot më vonë.

Sipas marrëveshjes fondet për kujdesin shëndetësor dhe për pensionet e sindikalistëve do të jenë në një llogari të pavarur. Kjo lëvizje pritet ti kursejë kompanisë rreth 50 miliardë dollarë në detyrimet e ardhshme për siguracionin shëndetësor. Marrëveshja krijon gjithashtu paga më të ulta për punonjësit në pozicione jo prodhuese.

General Motors ka kërkuar të pakësojë kostot për ta ndihmuar në konkurencën me rivalët japonezë. Shefi ekzekutiv i kompanisë Rick Wagoner tha se marrëveshja do të lejojë gjithashtu kompaninë të ketë një prezencë të fuqishme prodhuese në Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG