Lidhje

Ndalohet tubimi i një grupi neo-nazistësh në Novi Sad


Autoritetet e qytetit Novi Sad në veri të Serbisë ndaluan një tubim që ishte planifikuar të mbahej muajin e ardhshëm nga një grup neo-nazistësh, pas protestave të organizatave jo-qeveritare hebraike.

Organizata Fronti Kombëtar e kishte planifikuar tubimin e 7 tetorit, si një marshim për unitetin e Serbisë dhe një protestë kundër aspiratave të shumicës shqiptare të Kosovës për pavarësi. Kongresi Botëror Hebraik i kishte shkruar Presidentit Serb Boris Tadiç dhe kryeministrit Vojislav Kostunica për t’u shprehur shqetësimin lidhur me planet për tubimin.

Mbi disa anëtarë të Frontit Kombëtar kishte ngritur padi për nxitje urrejtjeje pasi kishin ndërhyrë me forcë në një grumbullim të kundërshtarëve të tyre në Novi Sad.//rd//

XS
SM
MD
LG