Tetë vjet pas administrimit nga Kombet e Bashkuara dhe në prag të vendimit jetësor për statusin e saj përfundimtar, gjendja ekonomike në Kosovë vazhdon të jetë e vështirë. Statusi i papërcaktuar i saj është pengesë për investimet dhe marrjen e huave nga organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë ekonomia informale po rëndon ndjeshëm në buxhetin e vendit. Të ndjekim për hollësi materialin në vazhdim.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, niveli i papunësiisë është rreth 50 përqind. Megjithë rritjen ekonomike prej afro 3 përqind në vitin 2006, papunësia vazhdon të rritet, ndërkohë që 25 mijë deri në 30 mijë të rrinj i shtohen tregut të punës çdo vit. Ekonomistët në Kosovë thonë se duke patur numrin më të madh të lindjeve në Evropë, nuk ka të ngjarë që treguesit ekonomikë të ngrihen ndjeshëm në një të ardhme të afërt.
Sipas një raporti të kohëve të fundit të Bashkimit Evropian, ekonomia informale krijon rreth një miliardë euro humbje në të ardhura, shumë që e rëndon buxhetin vjetor të Kosovës. Ekonomia informale, shmangia e taksave dhe përfitimet nga veprimtaritë kriminale e dëmrojnë qeverisjen dhe çojnë në një treg ineficient “sepse një situatë e tillë sjell rënien e të ardhurave nga taksat dhe dobëson aftësinë prodhuese të shërbimeve publike” thekson raporti.
Që nga përfundimi i luftës në 1999, Kosova nuk ka qënë në gjendje sigurojë rregullisht furnizimin me energji elektrike. Bujqësia, në të cilën mbështetet një pjesë e madhe e popullatës jep vetëm gjysmën e kapacitetit të saj. Kjo është edhe arsyeja që në 2006, vëllimi i importit të Kosovës ishte dy herë më i madh se sa eksporti. Por investimet e huaja është vështirë të sigurohen për shkak të statusit të pa përcaktuar të Kosovës.
Besim Beqaj, President i Dhomës së Tregtisë së Kosovës thotë se 2007 duhet të kishte që në vit i nxijtes ekonomike të një vendi që së shpejti do të jetë i pavarur. *** "Statusi i papërcaktuar i ka sjellë shumë probleme ekonomisë së Kosovës sepse ka shumë invetitorë të mundshëm që vazhdojnë të peshojnë shanset nëse të investojnë apo jo në Kosovë,” thotë zoti Beqiraj.
Hamdi Kelani, një shqiptar i papunë, shpreson që statusi i Kosovës të zgjidhet së shpejti. Ndërkohë, zoti Kelani thotë se është i detyruar të kërkojë punë në tregun e zi të Prishtinës si edhe shumë të tjerë.
"Ne rrimë e presim gjithë ditën për fituar diçka. Ka ditë që arrij të fitoj 10 euro dhe kur kam fat 15 euro, në qoftë se gjej punë për tri ditë,” thotë zoti Kelani.
Muhamet Ymeri është pronar i një mobilerie në Podujevë, që ofron pajisje për tregjet e huaja. Zoti Ymeri, i cili ka punësuar 46 vetë, thotë se ngecja politike është bërë pengesë për eksportin.
"Gjendja është e vështirë për shkak të statusit të papërcaktuar të Kosovës. Çdo ditë ne kemi kërkesa nga kompani rajonale por edhe nga vende të tjera të Evropës. Dy vjet më parë ne filluam të eksportonim në Shqipëri, në Greqi dhe në Hollandë dhe tani kami kërkesa edhe nga Gjermania. Për të konkuruar me kompani të vedeve evropiane na duhen investime,” thotë zoti Ymeri.
Kosova nuk mund të marrë hua nga organizatat ndërkombëtare pasi nuk është shtet. Donatorët ndërkombëtarë do të garantonin një miliardë euro, por vetëm pasi të vendoset statusi i saj përfundimar. //ad//