Lidhje

Konferencë mbi ndryshimet klimatike


Ndotësit më të mëdhenj të ambjentit në botë, Shtetet e Bashkuara, India dhe Kina po takohen në Washington në një konferencë mbi ndryshimet klimatike.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha në hapje të takimit të sotëm se Shtetet e Bashkuara mbështesin synimet e takimit të nivelit të lartë mbi ndryshimet e klimës të mbajtur të hënën në Nju Jork. Por ajo shtoi se qasja e tanishme globale për kufizimin e nxjerrjes së gazeve që shkaktojnë efektin serë nuk është e qëndrueshme.

Zonja Rajs argumentoi se secili vend duhet të vendosë rregullat e veta që të reflektojnë nevojat dhe kushtet e brendshme. Takimi dyditor i Washingtonit nuk do të kërkojë kufizime të detyruara të nivelit të gazeve që shkaktojnë efektin serë që shkaktojnë ngrohjen globale.

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India që së bashku me vendet e tjera që marrin pjesë në takim emetojnë 80 përqind të ndotjes globale – kundërshtojnë shkurtimin e detyruar të gazeve që shkaktojnë efektin serë.

Zonja Rice tha se vendet duhet të bien dakort për objektiva afatgjata për pakësimin, krijimin e programeve kombëtare afatmesme dhe për të punuar me industrinë private për teknologji të reja. //ad//

XS
SM
MD
LG