Lidhje

Kroacia thyen një rrjet të trafikut njerëzor


Policia në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, bëri të ditur se goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të qënieve njerëzore dhe arrestoi të paktën 14 kontrabandistë.

Autoritet thanë se të pandehurit kishin trafikuar rreth 150 vetë, shumica shqiptarë dhe turq, nga Kroacia në vendet e Evropës Perëndimore, që nga fillimi i këtij viti. Agjencia kroate e lajmeve, HINA, tha se 12 kroatë, një turk dhe një iranian dolën para një gjykate të vendit sot.

Agjencia bëri të ditur gjithashtu se personat e trafikuar kishin paguar nga 850 në 5600 dollarë për të kaluar nëpër Kroaci. Sipas njoftimit, në këtë operacion kishin kontribuar edhe policitë e Meqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. //ad//

XS
SM
MD
LG