Lidhje

Marrëveshje për reforma policore në Bosnje-Hercegovinë


Udhëheqës të lartë të komunitetit mysliman dhe atij serb në Bosnje-Hercegovinë njoftuan marrëveshjen për reforma policore, një kërkesë kyçe për lidhjet me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes Milorad Dodik dhe përfaqësuesi mysliman i Presidencës së Përbashkët, Haris Silajxhiç nënshkruan sot protokollin mbi këtë çështje. Në komentet për shtyp ata thanë se dokumenti bazohet në një plan të propozuar nga i dërguari ndërkombëtar Miroslav Lajçak.

Media lokale citon dy udhëheqësit, sipas të cilëve dokumenti do t’i hapë rrugën nënshkrimit të marrëveshjes së Asociim Stabilizimit mes Bosnjes dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja është hapi i parë drejt antarësimit të këtij vendi në bllokun evropian.

Zoti Lajcak dhe udhëheqës të tjerë të Bashkimit i kishin paralajmëruar më parë komunitetet rivale etnike të Bosnjes se mdështimi në përpjekjet për një marrëveshje mbi reformat policore mund ta izolojë këtë vend nga pjesa tjetër e Evropës. //iç

XS
SM
MD
LG