Lidhje

Vladimir Putin, kandidat për në zgjedhjet parlamentare


Presidenti rus Vladimir Putin tha se do të kryesojë listën e Partisë më të madhe të vendit, Rusia e Bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Zoti Putin tha gjithashtu se spekulimet se ai mund të bëhet kryeministër i ardhshëm i Rusisë janë realiste. Por ai shtoi se fillimisht, kjo parti duhet të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe në votimet e vitit të ardhshëm duhet zgjedhur një njeri i ndershëm dhe modern në postin e presidentit. Zoti Putin i bëri komentet në një kongres të partisë në Moskë.

Këto deklarata janë shenja më e fortë deri tani për planet e ardhëshme të zotit Putin pasi ai të ketë mbaruar mandatin presidencial vitin e ardhshëm. Kushtetuta nuk e lejon atë të kërkojë një mandat të tretë. Dje, aleanca opozitare ruse, Rusia Ndryshe, emëroi aktivistin e demokracisë dhe ish kampionin e botës në shah, Gary Kasparov, si kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit tjetër. //rd//

XS
SM
MD
LG