Lidhje

Presidenti kroat Stipe Mesiç në Azerbajxhan


Presidenti kroat Stipe Mesiç dhe homologu i tij nga Azerbaixhani Ilham Aliyev u takuan në Baku për të biseduar për bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Pas takimit të sotëm, dy udhëheqësit thanë se ekziston mundësia për zgjerimin e tregëtisë dypalëshe dhe marrëdhënieve të tjera. Presidenti Aliyev tha se lidhjet politike dhe ekonomike mes Azerbaijanit dhe Kroacisë po intensifikohen.

Presidenti Mesiç tha se Kroacia është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit. Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për planet për hapjen e një konsullate kroate në Baku dhe ambasade të Azerbaixhanit në Zagreb. Një takim mes biznesmenëve të të dy vendeve pritet të mbahet nesër. //rd//

XS
SM
MD
LG