Lidhje

Ukrainë: Presidenti u kërkon tre partive kryesore të formojnë qeverinë


Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko u bëri thirrje tre partive kryesore politike në vend të fillojnë bisedimet për të krijuar një qeveri të gjerë koalicioni.

Thirrja sot e zotit Jushçenko vjen ndërsa rezultatet gati përfundimtare të zgjedhjeve të së djelës tregojnë se partia e tij pro-perendimore dhe ajo e aleates Julia Timoshenko janë pranë fitores për të kontrolluar parlamentin.

Me më shumë se 99 përqind të votave të numëruara, blloku i zonjës Timoshenko ka gati 31 përqind të votave ndërsa partia aleate e presidenti ka mbi 14 përqind. Partia e kryeministrit pro-rus Viktor Janukoviç ka fituar 34 përqind të votave.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sonte. Duke folur në televizionin shtetëror, presidenti tha se është në duart e partive ti japin fund ngërçit politik që pothuajse ka paralizuar qeverinë e Kievit për gati një vit. //rd//

XS
SM
MD
LG