Lidhje

Atletes Marion Xhons i kërkohet të kthejë medaljet olimpike


Kreu i Komitetit Olimpik amerikan i kërkoi atletes së njohur amerikane Marion Jones të kthejë medaljet e saj olimpike tani që ajo ka pranuar se ka përdorur steroidë. Peter Juberroth e bëri deklaratën mbrëmë pasi atletja pranoi në një gjykatë federale amerikane se kishte gënjyer hetuesit lidhur me përdorimin e një steroidi të ndaluar.

Jones pranoi para gjykatësit se kishte marrë për dy vjet me radhë një steroid të njohur me emrin "The clear," duke filluar nga viti 1999. Në lojrat olimpike të Sidnit në Australi në vitin 2000, ajo fitoi tre medalje ari dhe dy bronzi.

Jones tha se e kishte marrë steroidin nga ish trajneri i saj Trevor Graham, i cili i kishte thënë se fjala ishte për një lloj vaji që përmbante elementë ushqyes. Zoti Juberroth tha se Jones duhet ta kishte pranuar me kohë faktin që kishte përdorur steroidë. //kk//

XS
SM
MD
LG