Lidhje

Delegacion i FIFA-s në Afrikën e Jugut ispekton përgatitjet për Botërorin 2010


Një delegacion i FIFA-s, Federata Ndërkombëtare e Futbollit, do të jetë nesër në Afrikën e Jugut për të filluar inspektimin zyrtar të përgatitjeve që po bën ky vend për Kupën Botërore të 2010-s.

Vizita e cila fillon në Johanesburg, përbën inspektimin e parë që nga fillimi i këtij viti kur Afrika e Jugut nisi punën për ndërtimin e stadiumeve. Komiteti organizator jugafrikan tha sot se pret që delegatët të shohin mjaft përparim dhe se përgatitjet për ngjarjen kryesore të futbollit vazhdojnë sipas planifikimit.

Përveç vizitës në Johannesburg, qytet i cili do të jetë mikpritësi i ndeshjes së hapjes dhe i finales, delegatët do të shkojnë edhe në Port Elizabeth dhe Cape Town. Ata do ta përfundojnë inspektimin triditësh të mërkurën në Durban.

Disa vëzhgues kanë shprehur shqetësime rreth kriminalitetit të lartë dhe sistemit të keq të transportit në Afrikën e Jugut si dhe kanë ngritur pikëpyetje nëse stadiumet do të përundojnë në kohë. Rezultatet e vizitës do të shpallen më 16 tetor, pas takimit të bordit drejtues të FIFA-s. //iç//

XS
SM
MD
LG