Lidhje

Birmani: Merren në pyetje edhe 78 njerëz për protestat pro demokracisë


Qeveria ushtarake e Birmanisë thotë se edhe 78 njerëz të tjerë janë marrë në pyetje lidhur me protestat masive pro-demokracisë që u shtypën muajin e kaluar me dhunë.

Dëshmitarët thonë se në rrugët e Rangunit shihen më pak policë. Ata thonë se autoritetet kanë hequr barrikadat nga pagodat Shuedagon dhe Sule në kryeqytetin e Birmanisë, ku policia hapi zjarr kundër veprimtarëve për të parandaluar demonstratat.

Ndërkaq, në Bankok të Tajlandës, u zhvilluan për të dytën ditë radhazi demonstrata jashtë ambasadës së Biramanisë me thirrjet për liri dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Edhe Malajzia i ka bërë thirrje qeverisë ushtarake të Birmanisë të fillojë menjëherë dhe pa kushte bisedimet me udhëheqësen e lëvizjes pro-demokracisë, Aung San Su Çi. Agjencia zyrtare malajziane e lajmeve citon ministrin e Jashtëm, Sijed Hamid Albar, i cili ka thënë se të dy palët duhet të takohen pa vënë parakushte, për të parandaluar sanksione shtesë të komunitetit ndërkombëtar për Birmaninë. //iç

XS
SM
MD
LG