Lidhje

Dy amerikanë dhe një britanik marrin çmimin Nobel në mjekësi


Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel të këtij viti në mjekësi për zbulimet e tyre në manipulimin e gjeneve tek minjtë. Çmimi që shoqërohet me një shpërblim prej 1 presje 5 milionë dollarësh u njoftua sot në Stokholm të Suedisë.

Fituesit janë shkencëtarët amerikanë Mario Capecchi dhe Oliver Smithies së bashku me britanikun Martin Evans. Tre shkencëtarët u nderuan për kërkimet e tyre në teknikën e shënjimit të gjeneve tek minjtë. Kjo teknikë i ka ndihmuar shkencëtarët të studiojnë funksionin e gjeneve dhe hap rrugën për punë shkencore për izolimin dhe modifikimin e gjeneve dhe shfrytëzimin e qelizave embrionale për riparimin e gjeneve që ndikojnë tek shëndeti.

Çmimi Nobel i njoftuar sot është i pari mes gjashtë të tillëve që do të shpallen ditët e ardhshme. Çmimi në fizikë do të njoftohet nesër dhe do të pasohet me çmimin Nobel në kimi, letërsi dhe ekonomi. Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten. //rd//

XS
SM
MD
LG